Është finalizuar operacioni policor ‘LED’ në Malësi të Madhe, për goditjen e kultivimit të biëmëve narkotike. Policia ka vënë në pranga 23-vjeçarin Xhoni Gjekaj, ndërsa ka shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pronarin 30 vjeçar Françesk Macoraj, të banesës dykatëshe, të cilën e kishin përshtatur me anë të llambave për kultivim të kanabisit. Sakaq, Policia ka proceduar penalisht dhe 5 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”. Në banesë janë sekuestruar 145 bimë kanabis të kultivuara në vazo, në ambientet e përshtatura me llamba, 64 llamba, 64 rritës energjie, 2 kilogramë kanabis dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.