Top News – Përshkallëzon protesta, tubuesit kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë
01/09/2026 20:39

Protesta e 94-t radhazi kundër qeverisë po zhvillohet këtë të martë në Tiranë, ndërsa situata para Kryeministrisë është tensionuar. Protestuesit kanë tentuar të avancojnë drejt godinës dhe të hyjnë në ambientet e saj, por janë ndalur nga forcat e policisë. Ka pasur përplasje rreth hyrjeve të Kryeministrisë dhe policia ka vendosur një kordon të përforcuar efektivësh. Protestuesit janë ndarë në dy grupe. Një pjesë e tyre ndodhet përpara godinës së Kryeministrisë si zakonisht, ndërsa pjesa tjetër është pozicionuar pranë një prej hyrjeve të pasme të saj, duke tentuar të afrohet drejt ambienteve të institucionit. Policia ka blinduar zonën përreth Kryeministrisë dhe ka vendosur kordonë e barriera për të penguar avancimin e protestuesve. Në këto momente, forcat e rendit nuk po lejojnë kalimin e protestuesve drejt godinës, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Protesta e sotme shënon ditën e 94-të të mobilizimit qytetar. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkohet gjithashtu ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore. Tubimi ka hyrë në një fazë të re, me protestuesit që tashmë janë pozicionuar në dy pika rreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia vijon të mbajë të rrethuar institucionin dhe të pengojë çdo tentativë për avancim.

Top News- Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 30 vite burg për autorin e ngjarjes
04/11 20:09
Top Channel /Veliaj publikon ditarin e burgut Kryebashkiaku rrezon lidhjen me protestat
04/11 19:59
Top Channel /Burg 30 vite për dy vrasje I mori jetën dy të moshuarve në Dropull
04/11 19:56
Top Channel /Vrasje në gjueti Fushë-Sopot, shoku qëllon me armë 29-vjeçarin gjatë gjuetisë në mal
04/11 19:52
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, tensione mes protestuesve dhe policisë, disa shoqërime
04/11 19:24
Top News-2 të arrestuar për drogë në Tiranë/Sekuestrohen pistoleta me zara metalikë dhe sasi kokaine
04/11 18:23
Top Channel/ Shpërthim në një pallat, kryebashkiaku i Elbasanit: Një 69-vjeçar ende nuk është gjetur
04/11 17:29
Top News – Shpërthen pallati në Elbasan, një e vdekur dhe 10 të plagosur
04/11 17:09
Top Channel/ Europa feston humbjen e Trump/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
04/11 17:02
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, bie kati i pestë, tre kate pallati bashkohen me njeri tjetrin
04/11 16:43
Top Channel/ Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh!
04/11 16:40
Top Channel/ “Ishte si bombë”! Shpërthimi në Elbasan, banori: U hodha nga ballkoni
04/11 16:23
Top News – ‘Vlerësohemi më lart se kurrë’. Rama për raportin e progresit, ‘po kemi ende shumë punë’
04/11 16:21
Top Channel/ Kushtetuesja “blindohet”. Pas protestave, tender 1.6 mln për alarmet kundër zjarrit
04/11 16:20
Top Channel/ Buxheti 2027, TVSH për bizneset mbi 5 mln lekë, taksë për 40 mijë apartamente bosh
04/11 16:20
Top News – Babanë nuk e vrau ariu. Policia arreston djalin e viktimës, në pranga edhe gruaja
04/11 16:19
Top News- KE publikon raportin e progresit. Shqipëria e orientuar drejt BE, por ka ende problematika
04/11 16:18
Top Channel/ Protestat shtyjnë Panairin e Librit. Zhvendoset në 24-28 dhjetor, mes festave
04/11 16:11
Top Channel/ Vlora Hyseni mbetet në arrest shtëpie. Gjykata e apelit rrëzon kërkesën për liri
04/11 16:05
Top Channel/ Marta Kos: Negociatat? Fundi i 2027. Objektiv ambicioz, por i arritshëm me reforma
04/11 16:00