Vazhdon ende me intensitet të lartë zjarri në kodrat e Levanit, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve në drejtim të fshatit Frakull. Situata mbetet problematike, pasi vatrat e zjarrit po avancojnë me shpejtësi, duke rrezikuar sipërfaqe të tjera me bimësi dhe zonat pranë banesave. Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, policia dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe mbajtjen nën kontroll të situatës.