Top News- Përshkallëzohet lufta tregtare mes dy vendeve.SHBA vendos embargo ndaj produkteve kanadeze
09/09/2026 11:54

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë është përshkallëzuar edhe më tej. Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja ndaj një sërë produktesh kanadeze, përfshirë alkoolin, produktet e qumështit dhe motoçikletat. Masat e reja u shpallën përmes një serie urdhrash ekzekutivë dhe pritet të hyjnë në fuqi më 29 shtator. Shtëpia e Bardhë argumenton se Kanadaja po diskriminon produktet amerikane, pasi vendos kufizime ndaj tyre që nuk aplikohen në të njëjtën mënyrë për mallrat nga vende të tjera. Për disa produkte të tjera, Uashingtoni ka vendosur rritje të tarifave të importit. Masat prekin lloje të ndryshme djathi, lëkurë dhe lëkura të papërpunuara, letër, disa lloje mobiljesh dhe dyshekësh, metale si alumini dhe hekuri, varka me motor, karroca golfi, pjesë për pajisje peshkimi dhe centrale. Vendimi i SHBA vjen pasi Kanadaja ka vendosur kundër-tarifa ndaj mallrave amerikane. Masat kanadeze prekin produkte si çeliku, veshjet dhe mobiljet dhe kanë hyrë në fuqi më 8 shtator. Kryeministri kanadez Mark Carney tha se largimi i vendit nga SHBA-ja si partneri kryesor tregtar do të ketë një kosto, por sipas tij, kostoja e mosreagimit do të ishte edhe më e madhe.

Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15
Top Channel/ Veliaj denoncon “rrëmbimin”. Kërkon hetim. GJKKO: Nuk kemi kompetencë
03/11 15:11
Top Channel/ Reforma e vonuar, kosto 228 mln euro. KLSH: Pengohet financimi i Planit të Rritjes
03/11 15:02
Top News – Pretendimet për votimin elektronik. Celibashi: Nuk mbahet nëse PD është kundër
03/11 14:09
Top Channel/ Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, dy makina përplasen mes tyre, plagoset një pasagjer
03/11 14:01
Top News – Vizita e Toni Gogut dhe transferimi. Avokati i Veliajt: Po shqyrtojmë kallëzimin penal
03/11 13:59
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier/ Berisha: Rama po bën gjithçka mos humbasë Tiranën
03/11 13:55
Top News – I akuzuar në dosjen e ‘SHISH’. Apeli i posaçëm zbut masën e sigurisë për kryekamarierin
03/11 13:52
Top News – Asnjë gjurmë nga grabitësi i bankës/Autori vodhi 60 mijë euro dhe u arratis me monopatinë
03/11 13:06
Top Channel/ Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
03/11 13:05
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
03/11 12:58
Top Channel/ Pika kufitare me Greqinë mbyllet katër orë më gjatë, shërbimi nga 07:00 në 21:00
03/11 12:47
Top Channel/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni, kërkojnë prita mbrojtëse në lumë
03/11 12:46
Top Channel/ Anijet gjermane, italiane e spanjolle në stërvitje detare e ajrore me flotën shqiptare
03/11 12:46
Top Channel/ Alarm kibernetik në Greqi/ Hakerët ndërhyjnë te frigoriferët e bizneseve
03/11 12:46
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25
Top Channel/ Bojkotojnë mësimin dhe i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen me ta
03/11 12:24
Top Channel/ Vrau nënën, dorëzohet në polici 21-vjeçari Eduard Xhani. Akuzë për vrasje me dashje
03/11 12:14
Top Channel/ Del shifra e parave që u grabitën në arkën e një banke tek Komuna e Parisit
03/11 12:13