Top News-Përshkallëzohet lufta tregtare mes dy vendeve. SHBA vendos embargo ndaj produkteve kanadeze
09/09/2026 12:20

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë është përshkallëzuar edhe më tej. Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur kufizime të reja ndaj një sërë produktesh kanadeze, përfshirë alkoolin, produktet e qumështit dhe motoçikletat. Masat e reja u shpallën përmes një serie urdhrash ekzekutivë dhe pritet të hyjnë në fuqi më 29 shtator. Shtëpia e Bardhë argumenton se Kanadaja po diskriminon produktet amerikane, pasi vendos kufizime ndaj tyre që nuk aplikohen në të njëjtën mënyrë për mallrat nga vende të tjera. Për disa produkte të tjera, Uashingtoni ka vendosur rritje të tarifave të importit. Masat prekin lloje të ndryshme djathi, lëkurë dhe lëkura të papërpunuara, letër, disa lloje mobiljesh dhe dyshekësh, metale si alumini dhe hekuri, varka me motor, karroca golfi, pjesë për pajisje peshkimi dhe centrale. Vendimi i SHBA vjen pasi Kanadaja ka vendosur kundër-tarifa ndaj mallrave amerikane. Masat kanadeze prekin produkte si çeliku, veshjet dhe mobiljet dhe kanë hyrë në fuqi më 8 shtator. Kryeministri kanadez Mark Carney tha se largimi i vendit nga SHBA-ja si partneri kryesor tregtar do të ketë një kosto, por sipas tij, kostoja e mosreagimit do të ishte edhe më e madhe.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53