Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Teherani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa SHBA-ja ka nisur një valë të re sulmesh ushtarake ndaj objektivave iraniane. Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se forcat amerikane kanë kryer një tjetër seri operacionesh ushtarake kundër Iranit, pas një incidenti detar ku një anije kontejner me flamur të Qipros u dëmtua gjatë kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit.