Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se aleanca ushtarake e ka konfirmuar se trupa të Koresë së Veriut janë në Kursk të Rusisë, rajon në kufi me Ukrainën. Duke folur në Bruksel, Rutte e konsideroi këtë hap si një “përshkallëzim të madh” në luftën e Rusisë në Ukrainë. Ai tha se dislokimi i trupave koreanoveriore në rusi, për të ndihmuar Moskën në luftën e saj në Ukrainë, është shenjë e dëshpërimit të presidentit rus, vladimir Putin. Mark Rutte, NATO Secretary General