Pas një udhëtimi 7 mujor, sonda Perseverance e Nasa-s zbriti në supërfaqen e Marsit, një moment ky që I ka bërë specialistet e agjensise amerikane te hapesires të shpërthejnë ne duartrokitje dhe lotë. “ Këtu Maris, krateri Jezero. Gjithcka mirë, zbritja ishte OK”; mjaftoi ky mesazh që qendra e kontrollit në Pasadena të clirohej nga tensioni e të nisnin brohorimat dhe përqafimet për suksesin e arritur pas muajsh të tërë ankthi e 471 milioni kilometrash të përshkuar drejt planetit të kuq.