Top News – Përsëri zjarr mbi protestuesit/ Mianmar, nuk ndalen protestat kundër grushtit të shtetit
08/03/2021 14:52

Forcat e sigurisë në Mianmar, kanë qëlluar përsëri me armë zjarri në protestat kundër grushtit të shtetit, duke lënë të vdekur dy persona dhe duke plagosur rëndë tre të tjerë. Dyqanet, fabrikat dhe bankat janë mbyllur në qytetin kryesor Yangon, në kuadër të kryengritjes kundër udhëheqësve ushtarakë të këtij shteti. Forcat e sigurisë kanë vrarë më shumë se 50 persona në protestat dhe grevat kundër puçit të 1 shkurtit, sipas të dhënave të javës së kaluar të Kombeve të Bashkuara. Në fotografitë e publikuara në rrjetin social Facebook janë parë trupat e dy burrave të shtrirë në qytetin verior Myitkyina. Dëshmitarët kanë thënë se kanë qenë pjesë e protestës kur kanë dëgjuar granatat dhe gazin lotsjellës. Shumë persona janë qëlluar më pas me armë zjarri nga ndërtesat në afërsi. Ende nuk është bërë e qartë kush ka qëlluar ndaj protestuesve, ndonëse si policia, ashtu edhe ushtria, kanë qenë në protesta, kanë deklaruar dëshmitarët. Të paktën nëntë sindikata nga sektorë të ndryshëm, përfshirë ndërtimtarinë, bujqësinë dhe prodhimin, u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos punojnë dhe të kthejnë mbrapsht puçin, për të kthyer qeverinë e zgjedhur të lideres Aung San Suu Kyi. Në një deklaratë të publikuar të hënën, ushtria tha se ka arrestuar 41 persona një ditë më parë.

Top Channel/ Serbi – ikën Kushner, hyjnë arabët? Kush e ndërton kompleksin në Beograd!
23/12 15:39
Top News – Një tjetër Krishtlindje në luftë / Realitet ‘i ndarë’ në Kiev, ndizen dritat e festave
23/12 15:22
Top News – I vuri flakën vetes në Sheshin e Kuq /‘Kalvari’ i shefit të një fabrike ruse të mbrojtjes
23/12 15:22
Top Channel/ Fluksi i ri emigrantësh në Kretë: Po vijnë përditë, ishulli s`i mban dot!
23/12 14:44
Top News – FSK kishte vetëm pistoleta Glock / Kurti: Tani ka 40 lloje armësh dhe tre lloje dronësh
23/12 14:11
Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top Channel/ Ari mbërrin çmim të ri rekord: Frikë nga luftrat, po e blejnë bankat qendrore!
23/12 12:20
Top Channel/ Sulmet e SHBA ndaj Venezuelës, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit i OKB-së!
23/12 11:41
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top Channel/ Trump acaron Danimarkën: Nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori!
23/12 10:59
Top Channel/ “Nuk e di a jam më një demokrat”: Hunter Biden sulmon të atin për emigracionin!
23/12 10:49
Top Channel/ Shpërthim në Moskë, vritet gjenerali i Putinit: Bombë poshtë makinës!
22/12 16:10
Top News – Trump alarmon Danimarkën / Guvernatori i Luizianës, i dërguar për Grenlandën
22/12 15:33
Top News – Orban tallet me BE-në: Rusinë s’e mundi Napoleoni e Hitleri, do ta bëjë Kaja Kallas
22/12 15:30
Top News – Avioni në pikiatë për 1500 metra / Horror në ajër, motori dhe krahu marrin flakë
22/12 15:21
Top News -‘Fshin’ ambasadorët e erës Biden / Trump shkund politikën e jashtme, shkarkon 29 diplomatë
22/12 15:14
Top News – Putin kërkon kthimin e BRSS / Inteligjenca amerikane acaron Kremlinin: E pavërtetë
22/12 15:04
Top News – Starlink në shënjestrën e Putinit/ Arma e re që mund të shkatërrojë satelitët e Elon Musk
22/12 14:56
Top News – Irlanda, ‘nyja’ e dobët e Evropës / Ushtria në gjendje të mjerueshme, nuk ka asnjë radar
22/12 14:40
Top News – SHBA ndjek çisternat e naftës / Bllokadë në ujërat rreth Venezuelës, anija e tretë
22/12 14:13
DIGITALB DIGITALB