Kryeministri Albin Kurti nuk ka munguar në pothuajse asnë nga samitet dhe mbledhjet e tjera të BE në vendet e rajonit, por do të mundojë në Tiranë, ku do të zbarkojnë për herë të parë 27 liderët e unionit. Në vend të Kurtit, në këtë samit historik do të marrë pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka mbërritur Tiranë pasditen e së hënës.