Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Kosovës për regjistrimin e pronave për Manastirin e Deçanit. Në një postim në platformën sociale X, kryeministri Rama inkurajon lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me Bashkimin Europian dhe SHBA. “E mbështes plotësisht vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit; më mirë vonë se kurrë. E inkurajoj lidershipin e Kosovës që të vazhdojë të punojë me aleatët tanë të përbashkët për të demonstruar se Republika e Kosovës është me të vërtetë një partner i matur dhe i besueshëm i Komunitetit Euroatlantik”, shkruan Rama në X.