“Skenat e '97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës”, kështu është shprehur kryebashkiaku Erion Veliaj pas protestës së dhunshme të ndodhur këtë të enjte para Bashkisë së Tiranës. Veliaj u shpreh se nëse nuk do të kishte qenë ishte reagimi i shpejtë i punonjësve të policisë, protesta para bashkisë mund të kthehej në një tragjedi si pasojë e dhunës së militantëve të thirrur nga Argita.