Për të nëntën ditë me radhë, protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë duke përsëritur qëndrimin e tyre për largimin e qeverisë. “Rama në burg, Berisha në Burg”, ishte thirrja që kumboi gjatë tubimit. Por ky slogan shkaktoi tensione. Mbështetës të Partisë Demokratike dhe të FRPD nxitën tensione me protestuesit pasi kërkuan që të mos kishte qëndrime kundër Berishës. Madje disa prej tyre brohoritën PD, ndërsa këkruan largimin e deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi nga tubimi.