Turqia dhe Greqia janë përplasur sërish, pasi një anije e rojës bregdetare greke qëlloi me të shtëna paralajmërimi ndaj një mjeti të rojës bregdetare turke, në lindje të detit Egje. Ministria greke e Mbrojtjes thotë se ekuipazhi qëlloi në ajër në një zonë të sigurt dhe mjeti turk u largua drejt brigjeve të Turqisë.