Top News – Përplasje me policinë/ Ministri grek pritet me protesta
20/10/2020 12:22

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Niko Dendias ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së tij, e cila vjen në një kohë kur zhvillimet mes dy vendeve janë në nivele të larta edhe për cështjet e detit, Policia e Shtetit ka blinduar perimetrin e Ministrisë së Jashtme, pasi Dendias aty nis takimet e tij të para. Një protestë e nisur në ambientet në hyrje të Ministrisë së Jashtme ka bërë që situata të tensionohet. Ashtu siç e kishte paralajmëruar Partia për drejtësi, integrim dhe unitet ka nisur të protestojë. Ndërkohë që policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e lëvizjes VV në Tiranë, Bojken Abazi. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sqaroi për mediat se Policia nuk ka dhënë leje për protestën dhe protestuesit e PDIU-së janë rrethuar nga forcat policore. Idrizi e ka cilësuar një shtetrrethim të vërtetë nga Policia shqiptare, teksa shton se kishin bërë kërkesë për protestë paqësore me rastin e vizitën së ministrit të jashtëm grek për t’i kujtuar çështjen çame, kërkimin e faljes, pronat, sigurisht edhe për kufijtë detarë. Në fakt leja për protestë nuk është dhënë dhe sikurse e pranoi vetë Idrizi është refuzuar me justifikimin e COVID-19.

Top Channel/ Mjegulla vështirëson qarkullimin e makinave në akset Bulqizë–Tiranë, Bulqizë–Peshkopi
10/11 09:31
Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34