Pas vizitës së kryeprokurorit Olsian Çela në Fier, autoritetet policore kanë konstatuar një person me kallashnikov, i cili ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë. Pas kontrollit të territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier, policia ka identifikuar një person i cili mbante në dorë një armë zjarri tip kallashnikov.