Top News/ ‘Përplasje bërthamore kokë më kokë’ / Ambasadori rus, paralajmërim ogurzi para largimit
11/10/2024 13:47

SHBA do përballet në një 'përplasje kokë më kokë me një fuqi bërthamore' nëse lejon Ukrainën të lëshojë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në Rusi, ka paralajmëruar ambasadori në largim i vendit. Marrëdhëniet SHBA-Rusi, tashmë janë në 'pikën më të ulët në historinë e tyre' dhe do të përballen me 'humbje të pakontrolluara' nëse Ukraina merr dritën jeshile, parashikoi Anatoly Antanov. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u takua me Presidentin Biden muajin e kaluar dhe i tha atij se lëshimi i raketave amerikane ATACMS thellë në territorin rus mund të thyejë ngërçin në luftën që zgjat prej dy vitesh e gjysmë. Presidenti rus Putin tha se një gjë e tillë do të thoshte përfshirje të drejtpërdrejtë të NATO-s në luftë dhe ambasadori i tij, në largim, dha të njëjtin mesazh para kthimit në Moskë. "Amerika nuk mund ta bëjë këtë pasi një katastrofë bërthamore globale do ti prekte të gjithë", tha Antonov duke theksuar se strategët amerikanë, gabohen nëse mendojnë se kjo katastrofë do të prekte vetëm evropën dhe rusinë. "Në Amerikë, ekziston një mungesë vullneti për të pranuar se gjatë dekadave të fundit, Perëndimi, i udhëhequr nga Uashingtoni, ka refuzuar vazhdimisht dorën e shtrirë të bashkëpunimit të Moskës," tha Antonov. “Vit pas viti, SHBA ka shfrytëzuar ushtarakisht territorin evropian, duke kryer valët e zgjerimit të NATO-s drejt Lindjes. Ka organizuar revolucione me ngjyra dhe grushte shteti antikushtetuese, duke e mbërthyer gjithnjë e më shumë Rusinë në një rreth armiqësor dhe për goditjen finale ajo zgjodhi Ukrainën. E gjithë kjo vetëm konfirmon se elitat politike i kanë vënë vetes detyrë jo vetëm të mposhtin Rusinë, por edhe të ruajnë rendin e vjetër botëror, bazuar në rregullat e favorshme për vendet e NATO-s”, shtoi ai. “Ne duam ta ndryshojmë këtë gjendje dukshëm të vjetëruar. Ne duam që të merren parasysh interesat tona të sigurisë.'

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50