Tensionet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emmanuel Macron, që kishin nisur të thelloheshin prej muajsh pas dyerve të mbyllura, u shfaqën hapur në publik gjatë orëve të fundit. Trump reagoi me tone të forta pas largimit të parakohshëm nga samiti i G7-ës në Kanada, duke hedhur poshtë deklaratat e Macron dhe duke e akuzuar këtë të fundit për kërkim të vëmendjes dhe për deklarata të pavërteta.