Mbledhja urgjente e Gjyqtarëve e thirrur këtë të enjte në Polin e Drejtësisë nisi me fjalimin e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Në fjalën e tij, Sadushi tha se përplasja me qeverinë për pagat nuk është thjesht financiare, por ajo prek raportet kushtetuese të pushteteve dhe forcën detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.