Socialistët shkuan në Kuvend me një draft për pagat e magjistratëve që u kundërshtua gjërësisht nga institucionet e drejtësisë për aq kohë sa paga referuese vijon të mbetet ajo e Presidentit. Kërkesës së Partisë Demokratike për ta tërhequr këtë çështje nga rendi i ditës dhe për t’u konsultuar fillimisht me prokurorët e gjyqtarët, socialistët ju përgjigjen me kartona të kuq.