Policia njoftoi nisjen e procedimit penal në gjendje të lirë ndaj deputetit Flamur Noka pas përplasjes që ky fundit pati me dy qytetarë në një qendër votimi në qytetin e Vorës. Policia thotë se Noka është kallëzuar nga shtetasit Xh.A, 29 vjecc dhe M.D., 33 vjecc. Ata thonë në kallëzimin e bërë se deputeti i PD i ka kanosur dhe i ka penguar që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Policia thotë se materialet proceduriale do t’i referohen prokurorisë së posaccme për hetime të mëtejshme.