Interpelanca e kërkuar nga Erion Braçe me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla u shoqërua me debate të forta mes dy socialistëve. Përplasja nisi me rastin e denoncimit të një produkti ureje të hedhur në treg, që sipas Braçes nuk përmbush kushtet dhe standardet e kërkuara nga ligji. Ministri pretendoi të kundërtën. Deputeti socialist e zhvendosi debatin te TVSh për fermerët. Interpelanca mes dy socialistëve devijoi te shqetësimi i deputetit Braçe mbi besueshmërinë e institucioneve dhe dëmin që ato u shkaktojnë fermerëve.