Top News – Përplasja me Greqinë/ Erdogan-BE të jetë e paanshme
09/09/2020 09:13

Rexhep Taip Erdogan i ka bërë thirrje BE-së të jetë "e paanshme" në mosmarrëveshjen e gazit me Greqinë. Sipas njoftimeve të zyrës presidenciale në Ankara Presidenti turk i tha në një telefonatë Presidentit të Këshillit të BE-së Charles Michel se qëndrimi i Bashkimit Evropian në këtë çështje është një provë e sinqeritetit të tij. Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së duhet të jenë "të drejtë, të paanshëm dhe objektivë" dhe "të sillen me përgjegjësi" për "çështjet rajonale", veçanërisht në Mesdheun Lindor. Michel nga ana e tij i kërkoi Erdoganit gjatë bisedës telefonike që të angazhohet për shpërshkallëzimin e konfliktit dhe të heqë dorë nga veprime që mund të ushqejnë më tej tensionet me Greqinë, tha një përfaqësues i BE-së. Që nga zbulimi i rezervave të pasura të gazit në Mesdheun lindor ka pasur mosmarrëveshje të ashpra rreth shfrytëzimit të tyre. Përveç Greqisë dhe Turqisë, Qiproja ka gjithashtu pretendime për zonat detare në fjalë. Në mbështetje të pretendimeve të tyre Ankaraja dhe Athina kanë dërguar anije luftarake. Marrëdhëniet midis dy anëtareve të NATO-s janë jashtëzakonisht të tensionuara. Po ashtu ushtria turke po zhvillon që nga e diela në veri të ishullit mesdhetar të Qipros edhe një stërvitje ushtarake. Në veri të Qipros, që është e ndarë që nga një ndërhyrje ushtarake e Turqisë në vitin 1974, pra në Republikën Turke të Qipros, e cila njihet vetëm nga Ankaraja, ka të stacionuara trupa turke. Presidenti i Këshillit të BE-së, Mishel propozoi në kuadër të konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë një "konferencë shumëpalëshe" me pjesëmarrjen e Ankarasë. Takimi nuk ka për qëllim vetëm të ndërmjetësojë në mosmarrëveshjen mbi rezervat e gazit natyror, por edhe për çështjet e migracionit dhe të sigurisë.

Klodi flet për bashkëjetesën me Elijonën! Plas deklaratën: Unë dua pasion në lidhje… – Trotuar
15/11 16:30
Edicioni Informativ, 15 Nëntor 2026, Ora 15:00
15/11 15:36
“Vëllai mashtroi motrën për trashëgiminë”, Teologu tregon se çfarë thotë Islami për pasurinë!
15/11 14:50
Gurra Popullore – Gjilani sjell magjinë e traditës, oda e burrave rikthen zakonet e vjetra – E Diell
15/11 14:40
Edicioni Informativ, 15 Nëntor 2026, Ora 12:00
15/11 12:35
Edicioni Informativ, 15 Nëntor 2026, Ora 00:00
15/11 09:46
Episodi i plotë- Goca dhe Gra, 14 nentor 2026
14/11 23:16
Lajmet kryesore të ditës – Top News, 14 Nëntor 2026
14/11 21:54
Shqiptarët që (nuk) janë shqiptarë… – Gjurmë Shqiptare
14/11 21:00
Tensione dhe përplasje në protestë, Rama trazon PS-në me largime e lëvizje të reja!
14/11 20:48
Edicioni Informativ, 14 Nëntor 2026, Ora 19:30
14/11 20:17
Dashuria dhe beteja e bashkëshortes, rrëfehet Primo Shllaku. Jeta e vështirë e kopshtarit Sokol Peja
14/11 19:31
9 vjeç përballë drogës: Alarmi që tronditi Urban Gen
14/11 17:55
Helmimet, çfarë ndodh kur kombinojmë alkoolin me medikamentet -Hipokrati
14/11 16:40
Edicioni Informativ, 14 Nëntor 2026, Ora 15:00
14/11 15:38
Mes lotëve, Juxhin Plovishti takon gjyshe Minen! Gabriela Arapi sërish shtatzënë? VIP-at në Pogradec
14/11 13:56
Edicioni Informativ, 14 Nëntor 2026, Ora 12:00
14/11 13:26
Tropoja, një udhëtim mes bukurive dhe traditave! – Mirësevini në Shqipëri, Episodi 1
14/11 11:46
Edicioni Informativ, 14 Nëntor 2026, Ora 00:00
14/11 09:48
Live me Luizin – Episodi 6, 13 nëntor 2026
13/11 21:30