Pas shesheve dhe rrugëve të Tiranës, përballja mes opozitës dhe mazhorancës u zhvendos këtë të martë në komisionin parlamentar të hetimit të dy koncesioneve në shëndetësi. Kryetarja e këtij Komisioni Albana Vokshi është përplasur me nënkryetarin, Plarent Ndreca, duke i thënë këtij të fundit se tentoi që ta niste mbledhjen pa mbërritur anëtarët e PD.