Policia e Pogradecit ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, që dyshohet se përplasi për vdekje një këmbësor, mbremjen e se dieles ne fshatin Bucimas. Sipas njoftimit zyrtar mesohet se në pranga ka rënë një 22-vjeçar me inicialet E.J., banues në fshatin Rëmenj. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 21:40 te se dieles, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, ku u aksidentua për vdekje 48-vjeçari me inicialet P.Gj. Nga policia raportohet se ka nisur puna nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore per te hetuar dhe zbardhur rrethanat e aksidentuit me pasoje vdekje. Autorit i dyshuar drejtonte mjetin tip “Benz”, dhe pasi ka perplasur kembesorin eshte larguar nga vendgjarja. Pas ndalimit mengjesin e sotem, mbi 22 vjecarin rendojne dy vepra penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.