Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 17-vjeçari Elio Hamiti që u përplas me makinë nga ish-kreu I Bashkisë Himarë, Vasil Bollano. I riu mori plagë të rënda nga goditja dhe për këtë arsye u transportua për mjekim të specializuar në Tiranë, por fatkeqësisht nuk I mbijetoi dot plagëve të marra.