Top News – Përplasi Mini Cooper-in mbi njerëzit / Azilkërkuesi afgan trondit Mynihun, 29 të lënduar
13/02/2025 15:46

28 persona janë plagosur pasi një azilkërkues 24-vjeçar afgan përplasi makinën me një turmë njerëzish në Mynih në atë që zyrtarët thanë se me gjasa, ishte një sulm i dyshuar, ndërsa qyteti gjerman përgatitet të presë një konferencë të nivelit të lartë të sigurisë. Policia në qytetin jugor tha se një makinë iu afrua automjeteve të policisë të ndaluara për shkak të një proteste të mbajtur nga sindikata Verdi përpara se të merrte shpejtësi sërish dhe të godiste njerëzit. Sulmi i dyshuar e kthen sigurinë përsëri në qendër të vëmendjes përpara zgjedhjeve federale që do të mbahen javën e ardhshme, pas disa sulmeve të tjera të mëhershme në Gjermani. Ai gjithashtu erdhi disa orë përpara se figura kryesore ndërkombëtare, duke përfshirë zëvendëspresidentin amerikan JD Vance dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, të mbërrijnë në qytet për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, një konferencë kjo e profilit të lartë e cila fillon të premten. "Ka qenë me shumë gjasa një sulm," u tha gazetarëve kryeministri i shtetit të Bavarisë, Markus Soeder. Ministri i Brendshëm rajonal tha ndërkohë se nuk dyshonte se akti kishte ndonjë lidhje me konferencën e sigurisë, që do të mbahet vetëm rreth 1.5 kilometra larg nga vendngjarja. Policia tha se kishte ndaluar shoferin dhe nuk e konsideronte atë një kërcënim të mëtejshëm.

Top Channel/ Mercedes mbyll fabrikat në Gjermani? Kosto e lartë prodhimi, pezullon investimet!
13/11 12:25
Top Channel/ Bisedimet e Abu Dhabit, zbardhen kërkesat e Rusisë: JO Finlanda në NATO!
13/11 12:21
Top Channel/ Operacion global kundër Dark Web, 354 të arrestuar, sekuestrohen 5.8 tonë drogë
13/11 12:12
Top News – Evropa në bisedimet për Ukrainën / Zelenski ‘i lumtur’, Putin s’jep shenja për kompromis
13/11 11:59
Top News – Ish-CEO i Nvidias thirret në Kongres / Do japë llogari për aferën me ‘spiunen kineze’
13/11 11:53
Top News – Nga një autobombë çdo ditë…Shpërthim tjetër në Rusi, goditet ‘dezertori’ ukrainas
13/11 11:51
Top News – Lind aleanca ‘Hydra’, pjesë dhe shqiptarët / Cosa Nostra, Camorra e Ndrangheta bashkohen
13/11 11:43
Top News – Hidhet në erë luftanija ruse…Ukraina godet në Gjirin e Findlanës, sulm me dron
13/11 11:42
Top News – Preken miliona njerëz në gjithë globin/ Microsoft 12 orë në telashe, ‘jo sulm kibernetik’
13/11 11:42
Top Channel/ Outlook, jashtë funksionit: Email-i i Microsoft nuk hapet, masat nuk funksionuan!
13/11 11:36
Top Channel/ SHBA “afron” Listën Studentore serbe: Presim vazhdimin e Dialogut Strategjik!
13/11 11:31
Top Channel/ Nuk mbarojnë “hallet” e Jensen Huang: Ish CEO i Nvidias, në Kongres për spiunen kineze!
13/11 11:31
Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58