Një japonez u arrestua të enjten pasi përplasi makinën me barrierat pranë ambasadës izraelite në Tokio, tha policia. Mor Eliyahu, një zëdhënës i ambasadës izraelite tha se incidenti dyshohet se është një sulm i qëllimshëm dhe është aktualisht nën hetim nga policia lokale. Por, policia nuk ka bërë ende komente për motivet e mundshme të banorit lokal të papunë, që përplasi makinën e tij të vogël me rrethimin e ambasadë, rreth 100 metra larg saj. Një oficer policie u lëndua lehtë në incident.