Urbani i linjës ‘Tirana e Re’ është aksidentuar mesditën e kësaj të diele, duke lënduar lehtë disa pasagjerë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ish Stacionit të trenit” në kryeqytet, ku urbani ka qenë duke qarkulluar së bashku me një numër të konsiderueshëm pasagjerësh. Mësohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, në rrethana ende të paqarta për efektivët e policisë dhe për pasojë është përplasur me një pemë në trotuarin ngjitur me aksin rrugor ku po qarkullonte.