Top News – Përplaset treni, tragjedi në Iran / Të paktën 17 viktima e dhjetëra të plagosur
08/06/2022 15:07

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një tren u përplas për një ekskavatorë dhe doli nga binarët në qytetin Tabas në Iran. “Shtatëmbëdhjetë persona kanë vdekur dhe 37 persona të lënduar janë transferuar në spital”, tha zëdhënësi i shërbimeve emergjente, Mojtaba Khaledi. Sipas raportimeve të para, treni po udhëtonte nga qyteti Mashhad për në qytetin Jasd, kur goditi një ekskavator pranë shinave në qytetin Tabas, që gjendet afër 800 kilometra në lindje të Teheranit. Pesë nga 11 vagonët dolën nga shinat në aksidentin që ndodhi mëngjesin e 8 qershorit, thanë zyrtarët nga Gjysmëhëna e Kuqe, raportoi televizioni shtetëror iranian. Zëvendëskreu i kompanisë shtetërore të hekurudhave, Mir Hassan Mussavi, i tha televizionit shtetëror Irib se treni po transportonte 348 pasagjerë. Disa prej të lënduarve janë dërguar në spital me helikopterë. Mediat iraniane thanë se autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit. Aksidenti më i rëndë me tren në Iran ka ndodhur më 2004, kur një tren që transportonte karburant dhe kemikate të tjera u përplas pranë qytetit Neishabur, duke lënë të vdekur 320 persona dhe duke plagosur 460 të tjerë. Si pasojë e këtij aksidenti pesë fshatra ishin dëmtuar nga zjarri i shkaktuar.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB