Top News – Përplaset treni me autobusin/ Aksident tragjik, gjashtë viktima në Turqi
04/09/2021 17:27

Një përplasje mes një treni mallrash dhe një autobusi në turqinë veriperëndimore i ka marrë jetën gjashtë personave dhe ka plagosur shtatë të tjerë të shtunën. Aksidenti ndodhi në një pjesë të hekurudhës që përshkon provincën Tekirdag, dhe treni u përplas ashpër me një autobus në të cilin udhëtonin punonjës të një fabrike tekstilesh që ktheheshin nga turni i natës. Të gjitha viktimat ishin pasagjerë të autobusit që u tërhoq zvarrë për shumë metra pas përplasjes me trenin. Imazhet tregonin mjetin e shkatërruar e të përmbysur, mbi shinat e trenit. Pamje nga kamerat në rrugë tregonin shoferin e autobusit që përpiqej të manovronte në pikëkalimin me një barrierë të ulur për të kaluar shinat para se treni të godiste mjetin. Në 2018-ën, 25 persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në Corlu. Për atë aksident u fajësua shiu i rrëmbyeshëm në zonë që kishte bërë që një pjesë e trasesë të shembej. Vitin e kaluar, zyrtarët në turqi thanë se aksidentet hekurudhore në vend ishin tre herë më të larta se mesatarja globale ndërsa sindikatat e punonjësve të hekurudhës paralajmëruan se reduktimi i kostove kishte shkaktuar probleme në siguri.

Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
Top Channel/ SHBA e Ukraina: “Bisedimet jo dështim”, Kievi sulmon anijet ruse!
22/12 11:21
Top Channel/I rrethuar nga vajza me bikini, zhduket foto e Trump nga dosjet Epstein,“shfaqet” Diana!
22/12 11:16
Top Channel/ Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam!
22/12 11:14
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
DIGITALB DIGITALB