Një satelit ushtarak që rusia e konsideroi të lancuar me sukses, këtë javë, mund të përplaset në tokë pasi ka pësuar në dukje një avari. Raketa transportuese e gjeneratës së re, Angara A-5, u lancua të hënën nga pista Plesetsk. Por ekspertët thonë se sateliti spiun ushtarak dhe raketa transportuese me peshë 20 tonë, mund të jetë duke u kthyer drejt tokës, e do të bjerë brenda javësh.