Një avion privat me tetë persona në bord është rrëzuar në një aeroport të ngarkuar në Maine, ndërsa reshjet e dendura të dëborës kanë goditur rajonin. Bombardieri Challenger 600 u rrëzua në tokë menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti të dielën në mbrëmje. Ekipet e emergjencës nxituan në vendngjarje pasi u raportua aksidenti rreth orës 7.45 të mbrëmjes, tha Administrata Federale e Aviacionit. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi gjendjen e personave në bord. Avioni u përfshi nga zjarri pas përplasjes, tha një zyrtar qeveritar i informuar për incidentin. Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë disa automjete emergjence në aeroport, ndërsa tymi ngrihet nga përplasja. Aeroporti është mbyllur ndërsa punonjësit emergjencave janë në punë e sipër. Zyrtarët e aeroportit thanë se aksidenti është nën hetim dhe situata po vlerësohet. Ata i bënë thirrje po ashtu qytetrëve të shmangin aeroportin deri në një njoftim të dytë. Një stuhi e fuqishme ka përfshirë pjesën më të madhe të lindjes së SHBA-së gjatë fundjavës. Meini është goditur nga breshër, shi i acartë dhe borë, ndërsa Stuhia Dimërore Fern u përhap në të gjithë shtetin të dielën. Një audio drithëruese, e siguruar nga CNN, tregon pilotët dhe kontrollorët e trafikut ajror duke diskutuar momentet e shikueshmërisë së ulët para ngritjes. Një kontrollor i jep leje pilotit për t'u ngritur në pistën 33. Më pak se dy minuta më vonë, një kontrollor mund të dëgjohet duke thënë: "I gjithë trafiku është ndaluar në pistë! Ndërsa një kontrollor tjetër lajmëron: Avioni është rrëzuar. Kemi një avion pasagjerësh të rrëzuar.