Një autobus që transportonte nxënës shkolle gjatë një ekskursioni u përfshi në një aksident rrugor mesditën e së enjtes në afërsi të qendrës së qytetit të Elbasanit. Autobusi ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me tabelën reklamuese të një pike karburanti. Si pasojë e përplasjes, tabela është shkatërruar plotësisht, ndërsa autobusi ka përfunduar vetëm pak metra larg impianteve të furnizimit me karburant.