Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Vlorë- Orikum, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një automjet janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht. Drejtuesi I mjetit Benz dhe 5 pasagjerët me shtetësi egjiptiane, kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital. Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMË, drejtuesi I mjetit ka mbetur i bllokuar brenda, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërsa drejtuesi I mjetit Seat, I përfshrirë në aksident nuk ka shfaqur probleme.