Një plagosje me armë zjarri ka rikthyer pasigurinë në Durrës. Arbër Tivari dhe Ardit Buçpapa, përkatësisht i plagosuri dhe autori i ngjarjes në Durrës fillimisht kanë përplasur makinat. Të dy kanë debatuar me njëri-tjetrin pas kësaj ngjarjeje. Ka qenë Tivari ai që ka kërkuar që Buçpapa t’i dërgojë paratë për dëmin e makinës, brenda 20 minutave.