Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”. Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë dy drejtuesit kanë mbetur tw plagosur. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.