Një aksident rrugor ndodhi në kthesën e Vajkanit në Fier këtë të hënë, ku dy makina u përplasën mes tyre. Goditja ishte e fortë, ndërsa njëri nga mjetet doli nga rruga. Si pasojë u plagos njëri prej pasagjerëve që u transportua me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Drejt vendit të ngjarjes shkoi një grup hetimor, ndërsa shkak paraprakisht mendohet se u bë shpejtësia e lartë.