Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier–Berat, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës. Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore.