Disa pasagjerë u plagosën pasi dy trena u përplasën në anglinë jugore të dielën. Mediat lokale folën për disa dhjetëra persona me lëndime më të lehta. “Jemi aktualisht në vendngjarjen e aksidentit në të cilin dy trena mes andoverit dhe Salisbury-t u përplasën” shkruante policia lokale në tëitter. Një zëdhënës i hekurudhave tha se vagoni i fundit i njërit prej trenave kishte dalë nga shinat pasi kishte goditur një objekt ndërsa dilte nga një tunel afër Salisbury-t, duke u goditur më pas nga treni i dytë. Në aksident u përfshi një tren që ishte nisur nga stacioni Vaterlo në Londër dhe një tren nga Bristoli.