Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Rrugën e Arbrit, në zonën e Shupenzës. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.