Vaksinat e kanë vënë Brukselin në kurs përplasjeje më Londrën. Kryeministri britanik, Boris Johnson, iu përgjigj ashpër komenteve të presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, se Britania i ka ndaluar eksportet e vaksinave kundër koronavirusit. Johnson tha se Anglia e kundërshton nacionalizmin mbi vaksinat “në të gjitha format e tij” dhe kërkoi nga ligjvënësit nga ligjvënësit t’i kundërshtojnë pretendimet e Brukselit.