Policia e Rinasit ka ndaluar këtë të diel reperin Kleviol Ahmeti, I njohur ndryshe si “Cllevio Serbiano”. Ndalimi I tij erdhi pasi është kallëzuar në polici nga reperi tjetër, Rigels Rajku, i cili njihet me emrin “Noizy” dhe babai i këtij të fundit, Bashkim Rajku. Ata pretendojnë se janë kërcënuar nga Cllevio nëpërmjet rrjetit social “Tik – Tok”, duke i shkaktuar gjëndje të rëndë ankthi dhe frike të vazhdueshme.