Princi Harry, Meghan dhe nëna e saj u përfshinë në një përndjekje pothuajse katastrofike me makinë nga paparacët, sikurse pohoi zëdhënësi i çiftit. Incidenti ndodhi pasi Duka dhe Dukesha e Sussex morën pjesë në një ceremoni të ndarjes së çmimeve në Nju Jork. Në një deklaratë, zëdhënësi i tyre tha se "ndjekja e pamëshirshme" zgjati për më shumë se dy orë.