Nënshkruhet marrëveshja prej 50 milionë eurosh me Gjermaninë për përmirësimin e sistemit të ujit të pijshëm dhe ujërave të përdorura urbane. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes vlerësoi qeverinë gjermane si një ndër partnerët strategjikë më të qëndrueshëm dhe mbështetës të Shqipërisë.