Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi bëri bilancin e situatës me përmbytjet që shkaktuan reshjet e dendura të shiut. Peleshi pohoi se lumi Vjosa është pranë niveleve kritike dhe Buna ka dalë nga shtrati, çka po shkakton problematika në disa zona të vendit, qoftë me përmbytje po ashtu edhe me ndërprerje të energjisë elektrike.