Moti i keq që ka mbërthyer vendin me reshje të dendura që në një pjesë të territorit vijojnë prej tre ditësh kanë shkaktuar probleme në Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë e Gjirokastër. Në Shkodër janë mbi 1 mijë hektarë tokë nën ujë, ndërsa një pjesë e madhe e zonave të thella të qarkut janë pa energji elektrike.