Top News – Përmbytjet në Sarandë. 25 familje të fshatit Çukë zhvendosen nga shtëpitë
22/11/2025 20:35

Të paktën 25 familje janë evakuuar nga fshati Çukë në Bashkinë e Sarandës si pasojë e përmbytjeve. Familjet janë strehuar përkohësisht nëpër çadra, ndërsa banorëve të tjerë u janë shpërndarë ndihma emergjente. Evakuimi u bë pas çarjes së argjinaturës se lumit Bistricë. Situata nga moti i keq vazhdon të jetë problematike edhe në qarqe të tjera. Në Fier, lumi Seman ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar. Në zonën e Ngurrëz Imësht në Lushnje, nën ujë mbeten 200 hektarë tokë bujqësore për shkak të daljes nga shtrati të lumit Seman. Në Vlorë, niveli i lumit Vjosa luhatet nga 7.8 deri në 8.3 metra. Për dy ditë me radhë, lumi ka shfaqur ulje-ngritje të vazhdueshme, por pa rënë poshtë zonës së rrezikut. Në qytetin e Beratit situata është stabilizuar, pas përmbytjeve që përfshinë dy lagjet e reja të qytetit, ndërsa në fshatra banorët vazhdojnë të përballen me ujë në tokat bujqësore. Në bashkinë Dimal, disa banesa në lagjen Dafinë dhe fshatin Çiflik mbeten ende të përmbytura. Po ashtu, në bashkinë Kuçovë, në fshatin Tapi ka dëmtime në tokat bujqësore dhe sera. Në qarkun Gjirokastër, rruga Suhë-Poliçan në bashkinë Libohovë mbetet e bllokuar dhe ura e Glinës në Bashkinë Dropull është dëmtuar. Në territorin e qarkut ka pasur reshje të dendura, ndërsa në Memaliaj 20 fshatra vijojnë të jenë pa energji elektrike.

Top News – Ku mund të testohet nisma e PS. Referendum për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend
24/03 14:52
Top Channel/ Konsiderohet si tepër i rrezikshëm, kapet në Vlorë peshku helmues
24/03 14:36
Top News – ‘Shashkë për të mbuluar vjedhjet’. Berisha: Nuk votojmë ligjin e referendumeve të PS
24/03 14:33
Top News – ‘Dhurata’ e GJKKO për ditëlindjen e Metës/I rrëzon kërkesën për lirimin me garanci pasurore
24/03 13:54
Top News – Noka e Balliu te protestuesit në qeli. ‘Ata që i arrestuan do ta paguajnë.’
24/03 13:53
Top News – Rama takime me ministrat. I pari Lamallari, zëvendësit e tij dhe drejtori i policisë
24/03 13:34
Top News – Pronat e Ervis Martinajt. GJKKO rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros
24/03 13:03
Top Channel/ Punë për gratë e dhunuara në Elbasan, janë trajnuar për të ndihmuar të moshuarit
24/03 12:33
Top Channel/ Nafta lë tokat djerrë në Fier! Kosto e lartë e punimeve dhe subvencione të ulëta
24/03 12:32
Top Channel/ Garë për kreun e Policisë së Shtetit/ Dy gra skualifikohen, nuk plotësonin kriteret
24/03 12:29
Top Channel/ Veliaj sot në gjyq/ Kryebashkiaku ka marrë në qeli dokumentet e dosjes së tij
24/03 12:28
Top Channel/ Meta ngulmon të lirohet/ Ish-presidenti feston sot ditëlindjen në paraburgim
24/03 12:28
Top News – Lufta ndihmon Shqipërinë. Turistët kërkojnë siguri dhe vende me kosto të ulët
24/03 11:39
Top News – Arrestohet 50-vjeçari në Tiranë. Kërkohej nga Italia, i dënuar për trafik droge
24/03 11:16
Top Channel/ I dënuar në Itali me 7 vite burg për drogë, kapet në Tiranë 50-vjeçari i shpallur në…
24/03 10:13
Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
DIGITALB DIGITALB