Aeroporti i Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë sa i takon trafikut ajror, praj tre ditësh nuk funksionoi plotësisht për shkak t ërreshjeve të dendura që shkaktuan përmbytje në Emiratet e Bashkuara Arabe. Rreth 1,244 fluturime u anuluan dhe 41 u devijuan të martën dhe të mërkurën, pasi shirat e rrëmbyeshëm përmbytën qendrën financiare të Lindjes së Mesme, duke përfshirë pistat dhe autostradat e saj. Bllokimi i qarkullimit për auromjetet vijoi edhe të enjten, dy ditë pas stuhive, me të paktën një autostradë kryesore të bllokuar plotësisht nga uji.