Top News/ Përmbytjet epike në Dubai…Emiratet bëjnë bilancin, ende probleme në aeroport
18/04/2024 15:27

Punonjësit e emergjencave janë përpjekur të pastrojnë rrugët e zhytura nën ujë ndërsa njerëzit nisën të vlerësonin dëmet në shtëpi e biznese të enjten pasi një stuhi e rrallë dhe epike, përmbyti Emiratet e Bashkuara Arabe. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, një qendër e madhe dhe e rëndësishme udhëtimi, u përpoq të sistemonte një numër të madh të fluturimesh ndërkohë që shumë pista ishin ende të përmbytura. Shirat ishin më të fortat të regjistruara nga shteti i Gjirit në 75 vitet që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave. Ato bënë që një pjesë e madhe e vendit të bllokohej dhe shkaktuan dëme kolosale. Stuhia e paprecedenttë goditi edhe vende të tjera të rajonit, mes të cilëve edhe omani, që ka regjistruar madje edhe 20 viktima si pasojë e motit të keq. Reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në zonat e tjera në Gadishullin Arabik, që zakonisht njihet për klimën e thatë të shkretëtirës. Temperaturat e ajrit gjatë verës mund të arrijnë në mbi 50 gradë Celsius. Pas ngjarjeve të së martës, u ngritën shumë pikëpyetje nëse mbjellja e reve, një proces që Emiratet e Bashkuara Arabe e bëjnë shpesh, mund të kishte shkaktuar shirat e dendur. Por ekspertët e klimës thanë se ngrohja globale ishte fajtori kryesor pas ngjarjeve ekstreme të motit. Studiuesit parashikojnë se ndryshimi i klimës do të çojë në temperatura të larta, rritje të lagështisë dhe një rrezik më të madh të përmbytjeve në pjesë të rajonit të Gjirit. Problemi mund të përkeqësohet në vende si Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka mungesë të infrastrukturës së kullimit për të përballuar shirat e dendur. Një agjenci qeveritare e Emirateve të Bashkuara Arabe që mbikëqyr mbjelljen e reve, një proces i manipulimit të reve për të rritur reshjet, mohoi që ndonjë operacion i tillë të ishte kryer përpara stuhisë.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57